Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nuk mund të flasim për një rimëkëmbje ekonomike, pa u arritur imunizimi.
“Bëhet fjalë për një masë 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, qendrat tregtare të mbyllur, fitnese dhe do të mbulojë pagat dhe qiratë deri në 50%. dhe përfituesit do të jenë punëtorët dhe te qiraja qiramarrësit. Sektori shëndetësorë do të merr shtesa prej 150 euro gjatë muajit prill-maj, stafi teknik 100 euro, dhe ai i sigurisë 100 euro. Vendimi i tretë ishte vazhdimi i skemave sociale pensionale ato familje që janë pranues të shtesave sociale”.
“Pa u arritur imunizimi është vështirë që të flasim, andaj përderisa të arrijmë një imunizim nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike por duhet të flasim për një situatë emergjente. Në te kaluarën kemi pasur subvencionim dhe ka qenë një pauzë dhe kjo është që të shtrihet deri në fund të vitit dhe dikush e ka pasur 90 dhe i ka marr 30 e ka kaluar atë 100 dhe do ta kemi një barazi të shpërndarjes së këtyre mjeteve ai që i ka 75 euro do t’i merr 25 euro”. tha ministri Murati./arbresh.info/
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...