Drejtori i RTK’së, Ngadhnjim Kastrati ka reaguar pasi Sindikata e Pavarur e RTK’së ka kërkuar shkarkimin e bordit të këtij televizioni dhe formimin e një Komisioni Hetues Parlamentar.
Ai ka thënë se RTK mbikqyret nga dy Komisione Parlamentare, ai për financa dhe Komisioni për Media.
Kastrati ka thënë se “tentimet për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve, inskenimeve të situatave dhe shtrembërimeve të të vërtetave do të mbesin veprime të kota të oportunistëve dhe profiterëve”.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se puna profesionale e RTK-së është publike dhe i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm të publikut, të vetmit vlerësues real.
Shkrimi i tij i plotë:
RTK mbikqyret nga dy Komisione Parlamentare, ai për financa dhe Komisioni për Media. Menaxhimi dhe përgjegjësitë e RTK-së janë të udhëzuara dhe përcaktuara me Ligjin për RTK-në dhe rregulloret e nxjerra mbi bazën e Ligjit.
Për çdo parregullësi ligjore dhe profesionale mbahemi përgjegjës nga komisionet përkatëse të themeluesit, të cilit i obligohemi t’i japim llogari.
Tentimet për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve, inskenimeve të situatave dhe shtrembërimeve të të vërtetave do të mbesin veprime të kota të oportunistëve dhe profiterëve, të cilët shfrytëzojnë çdo situatë delikate politike për të krijuar rrethana favorizuese për interesa tërësisht personale.
Puna profesionale e RTK-së është publike dhe i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm të publikut, të vetmit vlerësues real.
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog