Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 98 të tjerë u lënduan pasi një tren doli nga shinat të dielën në Egjipt, transmeton Klan Kosova.
Përplasja ndodhi pranë qytetit Toukh në veri të Kajros, kur treni doli nga binarët pasdite.
Ministria e Shëndetësisë dhe Popullsisë egjiptiane njoftoi në Twitter se 14 persona u lëshuan nga spitali pasi morën trajtim mjekësor.
Më shumë se 50 ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në Egjiptin verior.
Autoritetet hekurudhore thanë se ende ishin duke hetuar shkakun e përplasjes.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë