Mbërrin në Aeroportin Nënë Tereza avioni me emigrantët shqiptarë nga Londra. Për t’i pritur, kishte dalë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.
Në Kukës, pritet të zhvillohet një ceremoni, ku peshën kryesore të fjalës do e ketë kryeministri Rama.
Kujtojmë se premtimi i kryeministrit, ishte që emigrantët do të vinin nga Londra në Aeroportin e Kukësit.
Por duke qenë se Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte, fillimisht, avioni me emigrantët kuksianë u ul në Rinas, nga ku u nis drejt Kukësit.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...