Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë.
“Pa sakrificën dhe rënien dëshmorëve nuk do të ishte e mundshme liria e popullit tonë dhe as shtetësia dhe as pavarësia e vendit tonë. Kështu që, sa të ketë gjallë komb shqiptar ata do të nderohen dhe do të respektohen gjithmonë”.
“Mendoj se pjesë më e lavdishme e historisë sonë të re të Kosovës është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, martirët dhe dëshmorët e rënë”, ka thënë Konjufca, gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten, Vjosa Osmani, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, njofton Klan Kosova..
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...