Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirin dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia.
Ai këto i deklaroi gjatë homazheve që bëri me Presidenten Vjosa Osman dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit, të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza jonë dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia”.
“Andaj, ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që kemi paguar me gjakun e popullit për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”.
“Por, në të njëjtën kohë për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre për progres, barazi, mirëqenie që nuk e përjashton asnjë njeri”, ka thënë Kurti.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...