Policia tregon se çfarë u gjetë në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë

09:18 | 18 Prill 2021
A Z

Një vrasje e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, ku pa shenja jete mbeti një 27 vjeçar kurse dy të tjerë mbetën të plagosur.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se pas një zënke mes disa personave, një person i dyshimtë mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave të cilët janë qëlluar nga arma e zjarrit.

Si pasojë e lëndimeve një nga të plagosurit ka vdekur, dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin rajonal.

I dyshuari është arrestuar, i njëjti ishte lënduar dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe si dëshmi janë konfiskuar arma dhe tri gëzhoja. Është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 43 fishekë të armës së njëjtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme