Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Veternik në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, bën të ditur policia, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, thotë se rasti dyshohet të jetë vetëvrasje.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, u shpreh Ahmeti./arbresh.info.
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...