Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit për më shumë se dy vjet.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tyre Jahir Demaku.
“Sot përfundoi edhe një padrejtësi për vëllezërit e mi. Shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vëllezërit Demaj”, ka shkruar Demaku në llogarinë e tij në Facebook.
Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’
Veç vëllezërve Demaku me kërkesë të panelit gjyqësor të Eulex’it, dënimin vuajnë edhe vëllezërit Demaj.
Dy vite më parë, OVL e UÇK kishte reaguar duke thënë, se për më shumë se një dekadë, ishin dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tyre, edhe grupi i Drenicës ishte dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i drejtësisë.
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...
Kurti udhëton për në Londër, pritet të marr pjesë në diskuti...
Hamza për Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në r...
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend