Tri prioritetet kyçe të politikës së jashtme kosovare

Prishtina
15:51 | 16 Prill 2021
A Z

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka realizuar një pyetësor me qytetarët e Kosovës për të kuptuar mendimet e tyre se cilat duhet të jenë tri prioritetet e politikës së jashtme kosovare.

E, disa nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme kosovare, janë rritja e numrit të njohjeve, liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ky është postimi i plotë nga Instituti Demokraci për Zhvillim:

Kosova mbetet jashtë mekanizmave ndërkombëtare dhe po e gjen sfiduese të rrisë numrin e njohjeve të shtetësisë së saj. Në të njëjtën kohë, Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka ngecur.

Lista e prioriteteve në arenën ndërkombëtare mbetet e gjatë. Prandaj, për të dytin vit radhazi, Instituti D4D ka realizuar një pyetësor me qytetarët e Kosovës për të kuptuar mendimet e tyre se cilat duhet të jenë tri prioritetet e politikës së jashtme kosovare.

Kjo infografikë është krijuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur./arbresh.info/

Posted by Democracy for Development (D4D) on Friday, April 16, 2021

 

Të ngjashme