Më shumë se 16 mijë doza të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19 do të shkatërrohen në Malawi në kohën kur ngurrimi i njerëzve për ta marrë atë po rritet. Vaksinat janë pjesë e 102.000 dozave të dhuruara nga Unioni Afrikan dhe qeveria e Malawit muajin e kaluar.
Aktivistët shëndetësorë janë të shqetësuar se lidhja e mundshme e vaksinës me rastet e mpiksjes së gjakut dhe thashethemet se njerëzve po u jepen doza me afat të skaduar po ndikojnë që qytetarët të ngurrojnë për ta marrë vaksinën.
Tash për tash, në Malawi janë dhënë rreth 230 mijë doza, të mjaftueshme për vetëm rreth 1 për qind të popullsisë. Përpos nga Unioni Afrikan, ky shtet ka marrë më shumë se 400 mijë doza të AstraZeneca-s nga programi COVAX dhe qeveria indiane, shkruan The Guardian.
Fillimisht, banorët e Malawit i pritën vaksinat me entuziazëm, madje duke krijuar radhë të pritjes para qendrave të vaksinimit, por numri i personave të interesuar tashmë ka rënë.
“Janë disa njerëz që ngurrojnë, sepse duan të kuptojnë, disa të tjerë për shkak të fesë dhe disa të tjerë që thjesht thonë ‘do të shkoj nesër”, tha Dr. Ben Chilima, drejtor i Institutit të Shëndetit publik në shtetin afrikan.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...