Shoqata e Administratës Gjyqësore ka reaguar ndaj listës për prioritet vaksinimi, të përgatitur më 12 prill dhe kërkon informacione me çfarë kritere Këshilli Gjyqësor i përgatit listën për vaksinim të të punësuarve në gjykata.
Administratorët gjyqësor thonë se në këtë listë janë vetëm anëtarët dhe të punësuarit në Këshillin Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, duke shtuar se ata janë harruar plotësisht.
“Sipas grupit kombëtar teknik për imunizim kundër COVID-19, të punësuarit në gjykata janë pjesë e infrastrukturës kritike të shtetit, por e paqartë është si në atë listë pa përjashtim ekziston vetëm një kategori e të punësuarve në gjykatë”, thuhet në reagimin e Administratës Gjyqësore, që e kanë dërguar tek Këshilli Gjyqësor.
Më tej thonë se nëpunësit e gjykatave punojnë në zyra me shumë kolegë të tyre pa mundësinë e ruajtjes edhe të një distance minimale midis tyre, dhe vazhdimisht rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre./Telegrafi/
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...