Në Itali u regjistruan sot 16 168 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 469 viktima ditore.
Aktualisht, rastet pozitive në vend janë 514 660.Shkalla e pozitivitetit është 4,8%, 0,4 pikë përqindje më shumë se një ditë më parë, që ishte 4,4%, raporton ATSh.
Janë 3 490 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid në Itali, më poshtë me 36 njësi e krahasuar me të martën në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa shtrimet ditore ishin 216.
Sipas të dhënave, 26 369 pacientë janë të shtruar në pavijone të zakonshme.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3 809 193, i vdekjeve në 115 557, ndërsa të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 178 976.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...