Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim ish-presidentët e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim kanë shkuar ish presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
Osmani tha se kontributi i Pacollit ka qenë i rëndësishme në politikën e jashtme.
“Presidenti Pacolli i cili njëkohësisht që ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe zv.kryeministër që ka mbuluar politikën e jashtme për një kohë të gjatë në veçanti sa i përket raporteve bilaterale me shtetet veç e veç”, deklaroi Osmani.
E ish presidenti, Behgjet Pacolli e uroi Osmanin për marrjen e detyrës duke i thënë se do ta kenë mbështetjen e tyre.
“Ne do të qëndrojmë mbrapa me fuqinë që kemi. Një është e sigurtë që vullneti dhe dëshira nuk mungojnë”, tha Pacolli./arbresh.info/

KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...