Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, duke filluar nga ora 12:00, do të mbajë seancë të rregullt me disa pika në rendin e ditës të programit të saj të punës dhe në interes të qytetarëve.
Në seancën e 65-të, sipas agjendës së propozuar, ministrat, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të shqyrtojnë Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Mësuesit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë në Shkollat Fillore dhe të Mesme dhe Projektligjin mbi tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm.
Në seancën e Qeverisë, e cila do të mbahet online, do të shqyrtohet Informacioni mbi realizimin e projektit për ndërtimin e një tubacioni gazi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë i paraqitur nga Shoqëria Aksionare për Aktivitete të Energjisë “Nacionale Burimet e Energjisë “- Shkup në pronësi të shtetit.
Vendimet dhe konkluzionet e seancës së 65 do të kumtohen për publikun përmes një deklarate sapo të përfundojë seanca./Telegrafi/
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...