Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të kryhet të hënën (12.04) në mëngjes, në terminin mes orës 08:20 dhe 10:30 në A1 Arena (Salla Boris Trajkovski) në Shkup. Në këtë grup janë të përfshirë personat që janë në moshë mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike.
Në këtë grup parashihet të vaksinohen 631 persona.
Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që pritet të jetë së shpejti. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) u rekomandojnë personave përgjegjës në mediat që ditën e vaksinimit, si dhe ditën e ardhshme t’i lirojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik nga puna.
FSK-ja vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga mjetet pirotekn...
Kurti vendos gurthemelin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Pod...
Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Karteli...
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...