Harry Kane thuhet se është ‘lodhur’ duke qenë golashënuesi më i mirë për një skuadër që nuk fiton asnjëherë tituj.
Tottenham Hotspur janë në atë pozitë ku për momentin nuk e kanë të siguruar kualifikim në fazën e Ligës së Kampionëve, që do të nënkuptonte një disavantazh më të madh, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi i Anglisë nuk dëshiron të pres më shumë dhe po kërkon që të largohet nga Spurs, sipas The Athletic.
Për momentin, Tottenham pozicionohen në vendin e gjashtë dhe është katër pikë prapa vendit të katërt, aty ku është Chelsea.
Në anën tjetër, një ndeshje shumë e vështirë po afron për ta, ku do të përballen me Manchester United të dielen me fillim nga ora 17:30.
Së fundmi është raportuar se Barcelona mund të jetë e interesuar për Kane, në qoftë se ata nuk arrijnë transferimin e Erling Haaland.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...