Pas vaksinës AstraZeneca edhe vaksina Johnson&Johnson ka shkaktuar mpiksje gjaku te personat të cilët e kanë marrë dozën e kësaj vaksine.
Sipas mediave ndërkombëatre, rregullatori i barnave të Bashkimit Europian ka filluar të rishikojë dhe njëherë sigurinë e kësaj vaksinë për të vlerësuar më pas rastet e mpiksjes së gjakut te personat që u vaksinuan me Johnson&Johnson.
Mediat bëjnë me dije se katër persona të cilët kanë marrë dozën e vaksinën kishin pësuar trompozë.
Agjencia shtoi se po i hetonte këto raste dhe më pas do të vendoste nëse veprimi rregullator mund të jetë i nevojshëm.
Një nga rastet ndodhi gjatë studimit klinik dhe tre rastet e tjera ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 4.9 milion njerëz kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson në SHBA deri më tani, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke mos përfshirë ata që ishin regjistruar në prova klinike.
Disa ditë më parë është zbuluar se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.
Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës përfshirë Italinë, EMA deklaroi se përfitimet tejkalojnë rreziqet dhe duhet të qëndrojnë në përdorim. Por agjencia ka thënë se një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe pritet të sigurojë një vlerësim të azhurnuar këtë javë.
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025