Kreu i OBSH-së, Tedros Adhan Ghebreyesus, vazhdoi kritikat ndaj shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, ku theksoi se disa vende nuk kanë marrë vaksina as për punonjësit shëndetësore dhe njerëzit më të prekshëm nga koronavirusit.
“Rritja e prodhimit dhe shpërndarja e drejtë mbeten pengesat kryesore për të ndaluar fazën akute të pandemisë,”tha Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi, transmeton portal arbresh.info
Punonjësit shëndetësore diku nuk janë vaksinuar fare, shtoi ai, duke theksuar se punëtorët shëndetësore në të gjithë botën janë të rrezikuar.
Disa vende i janë drejtuar OBSH-së në Ditën Botërore të Shëndetësisë, në raport me vaksinat.
Presidenti i Nambias tha vendi i tij i morri vaksinat nga Kina dhe India, por se është duke pritur edhe për vaksinat tjera, pavarësisht se pagou një deposit për to.
Lideri i OBSH-së siguroi që Namibia do të marr vaksinat e porositura brenda dy javësh./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit