Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, që t’i hapë disa qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës.
Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë, sipas tij.
Madje vetë Haliti tha se do të vaksinohej me cdo vaksinë që po vaksinohen bashkëkombësit e tij në Shqipëri.
Në fund ai i thotë Ramës “Na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Halitit:
Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama
Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.
Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.
Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.
Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën