Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidente e Kosovës.
Me të marrë lajmin shumë figura publike i janë gëzuar këtij lajmi, ndër ta edhe artistja me famë botërore, Rita Ora, shkruan portali arbresh.info
Në një story në ‘facebook’, Rita ka publikuar një foto të Vjosës duke ia uruar pozitën e re.

“Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës” duke e shoqëruar me emoji të flamurit të Kosovës.
Kujtojmë se, zgjedhja e Osmanit si presidente erdhi pas shkuarjes në të tre raunde procedurale në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka marrë 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. / arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...