Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër policia kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me çrast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. S., 59 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...