Oda e Afarizmit të Kosovës pas njoftimit rreth masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme, kërkon nga institucionet e vendit që asnjë kufizim apo mbyllje totale e biznesit, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare.
OAK konsideron që është më se e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto masa.
Njoftimi i plotë:
Të mos ketë asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare
Oda e Afarizmit të Kosovës pas njoftimit përmes mediave rreth masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme, kërkon nga Institucionet e vendit që asnjë kufizim apo mbyllje totale e biznesit, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare.
Kjo vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të vështirë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik.
Andaj, lidhur me këtë OAK konsideron që është më se e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto masa.
OAK është ithtare e faktit që çdo masë duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancën sociale e higjiena personale të respektohen në përpikmëri për mbrojtje të shëndetit publik, por që çdo vendim për mbyllje duhet të ketë mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët e tyre për humbjet që po u shkaktohen nga të njejtat duke i’u ndaluar të drejtën e punës.
OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë, andaj nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...
Caktohet gjyqtari kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haxhiu: Familja Haradina...
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...
Blerim Sallahu: Shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur...