Turqia raportoi 44.756 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1,483 pacientë simptomatikë, dhe 186 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 3,4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 32.078, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Rreth 23.214 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,08 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.231, treguan shifrat e fundit.
Mbi 39 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 249.126 gjatë ditës së kaluar.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16,6 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9,5 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 7,13 milionë dozat e dyta.
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...