Franca ka hyrë në izolimin e saj të tretë kombëtar, përderisa po lufton me numrin në rritje të infeksioneve me Covid-19.
Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë dhe shtetrrethimi nga ora 19:00 deri në 06:00 pritet që të zgjasë, transmeton portali arbresh.info
Numri i pacinetëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intesiv është rritur dukshëm.
Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me Covid.
Franca aktualisht po lufton me një kulm prej rreth 5,000 pacientësh Covid në ICU. Të premten, vendi regjistroi 46,677 raste të reja dhe 304 vdekje.
Njerëzit duhet të keni një arsyetim të vlefshëm nëse duan të udhëtojnë për rreth 10 km larg shtëpisë së tyre, shkruan BBC.
Presidenti Macron kishte shpresuar të mbante nën kontroll çështjen e koronavirusit në Francë pa pasur nevojë të vendoste një bllokim tjetër.
Sidoqoftë, vendi ka luftuar me një vonesë në të gjithë BE-në në përhapjen e vaksinave, si dhe janë shfaqur shumë infekstione nga variantet e reja të koronavirusit./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë