Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci përmes një postimi ka përmendur emrat e deputetëve dhe partitë politike që nuk po votojnë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Nagavci në Facebook ka shkruar se mosmarrja pjesë në votim e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti. Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja, 7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, shkruan Nagavci.
Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton…
Posted by Arbërie Nagavci on Saturday, April 3, 2021
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...