Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 21:30.
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 21:30
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit.
Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.
Ky njoftim vlen vetëm për këtë seancë. Për seancat e radhës mediat do të njoftohen paraprakisht lidhur me qasjen në sallën plenare dhe hapësirat e tjera të Kuvendit
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...