Xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll këtë vikend në Artmotion!

14:40 | 2 Prill 2021
A Z

Xhiro e 27 në Superligën e Kosovës në futboll starton këtë të Shtunë  me dy ndeshje mjaftë interesante, ku luftohet për mbijetesë. Në Skënderaj, Drenica do t’i bëj konak Trepçës 89 në përballjen që do të jetë tejet e rëndësishme për ti arkëtuar tri pikët nga dy klubet që ti ikin zonës së nxehtë.

Nga ana tjetër, në Podujevë udhëton Drita që do jetë mysafire e Arbërisë, me kampionët në fuqi që kërkojnë ta mbajnë hapin me Ballkanin dhe Arbërinë që dëshiron ta vazhdoj qëndrimin në Superligë. Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalet sportive të platformës Art Motion.

 

15:00                     DRENICA – TREPÇA 89                    ART SPORT 1

 Dita e Shtunë në kanalet sportive të Art Motion fillon me atraksionin nga futbolli kosovar. Në stadiumin “Bajram Aliu” Drenica do të ketë përballë vetes një sfidë të vështirë ndaj Trepçës 89. Për momentin, të përzgjedhurit e Sami Sermaxhajt janë në garë për mbetje në elitë dhe një fitore eventuale do ti konsolidonte më mirë në tabelë.

Nga ana tjetër, mitrovicasit do të udhëtojnë në Skënderaj për pikët maksimale. Djelmoshat e Shpëtim Idrizit do kërkojnë ta lënë mbrapa formën e dobët për tu rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve rresht. Tri pikë përballë Drenicës do përkthehej me pozicionim në mesin e tabelës dhe larg zonës së nxehtë.

Në takimet mes vete këtë sezon, Drenica ka një fitore me rezultat 2:1 në stadiumin “Bajram Aliu” ndërsa në Mitrovicë, këto dy skuadra janë ndarë në paqe me rezultat 0:0.

 15:00                     ARBËRIA – DRITA                              ART SPORT 2

Takimi i dytë që do të zhvillohet në qytetin e Podujevës, do të jetë mjaftë interesante. Arbëria, skuadër që i mungon fitorja nga 25 shkurti, do kërkojë surprizën ndaj djelmoshave të Tahir Ardijan Nuhiut. Arbëria kanë shënuar 28 gola këtë sezon dhe kanë sulmin e 6 më të mirë ndërsa kanë pranuar 40 gola që i bën mbrojtjen e dytë më të dobët në Superligë.

Drita nga ana tjetër, para pushimit për shkak të kombëtarëve, ka regjistruar dy barazime rradhazi me Ballkanin dhe Drenicën dhe do kërkojnë ta lënë prapa shpinës formën e hidhur. Të përzgjedhurit e Nuhiut do kërkojnë pikët maksimale për ti bërë presion Ballkanit që ka po aq pikë në vendin e parë.

Në takimin e parë të zhvilluar në Obiliq, ndeshja kishte përfunduar 0:1 në të mirë të Dritës ndërsa në Gjilan ndeshja u mbyllte baraz 0:0.

Artikull i sponzorizuar!

Të ngjashme