Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për shumë çështje.
“Mos u bo nervoz, po del me u arsyetuar për secilën punë që u ngrit si çështje nga deputetët. Është e vërtete që po flet për probleme të vjetra, por çështja e energjisë ty nuk të dallon asgjë prej Haradinajt ose Hotit. Çka ki me ba ndryshe prej kryeministrave që i ke sha e i ke kritiku në të gjitha format. I ke ba disa punë që nuk të takojnë. Thë që kemi pritje të mëdha, por pritjet prej teje i kam zero. Ti ma ke dëshmu të kundërtën”.
E, menjëherë i ka reaguar Kryeministri Albin kurti.
Ai tha se, ju keni pritje të mëdha prej meje prandaj ankoheni.
“Unë jap llogari si kryeministër, sepse këtu janë përfaqësuesit e popullit, unë besoj që ju keni pritje të mëdha prej meje prandaj ankoheni, dhe shumë mirë që keni prit, atë që e keni bërë ju prej viteve, ju pritni nga unë brenda dirës, pritet e juaja janë shumë të mëdha por mua nuk më pengojnë kur ato. Ne duam te përgatitemi për liberalizim, po realizim çështja është kur”./arbresh.info/
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë