Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka shpjeguar se si trajneri Luciano Spalletti e ndihmoi atë të përmirësonte finalizimin e rasteve te Roma.
Salah kaloi dy vjet e gjysmë në Serie A përpara se të bashkohej me Liverpoolin nga Roma në një marrëveshje prej rreth 40 milionë euro.
Reprezentuesi i Egjiptit falënderoi ish-trajnerin e Giallorossëve, Luciano Spalletti, në një intervistë me gazetën Marca.
“Unë duhej të punoja shumë në finalizimin e rasteve, nuk kam lindur me gola”, ka thënë fillimisht ish-sulmuesi i Romës.
“Unë nuk shënova shumë gola kur isha në Basel. Pastaj u bashkova me Chelsea, Fiorentinën dhe Romën”.
“Kam punuar shumë me Mister Spallettin dhe pothuajse çdo ditë, pas seancave stërvitore, kemi kaluar kohë së bashku në fushë për të praktikuar, praktikuar dhe praktikuar”.
“Unë madje krijova një fushën në kopshtin tim për të praktikuar dhe përmirësuar finalizimin e rasteve. Nëse punoni shumë, rezultatet do të vijnë natyrshëm”, përfundoi ylli i Liverpoolit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...