Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka ndarë sot 90 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.
Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata që të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së coronavirusit.
Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale-ekonomike të pandemisë së coronavirusit në Shqipëri.
“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë”, thuhet në deklaratën e KE-së, e publikuar nga Luigi Soreca në Twitter.
.#COVID19 knows no borders: the #EU?? stands on the side of #Albania??and its citizens in these difficult times. This first 90M€ disbursement will contribute to mitigating the severe negative socio-economic consequences of the pandemic, supporting vulnerable categories in??..1/2 https://t.co/e5UOdJaKWa
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) March 31, 2021
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...