Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut do ta vizitojë Kinën këtë javë për herë të parë pas tre vjetëve, këto dy vende janë duke kërkuar mënyra për t’i përmirësuar marrëdhëniet mes tyre përderisa tensionet janë duke u shtuar.
Chung Eui-yong do të shkojë në Kinë të premten dhe të shtunën, ku do të takohet me diplomatin e lartë të Qeverisë kineze, Këshilltarin e Shtetit Wang Yi, thanë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë.
“Ky takim i ministrave diplomatikë të Koresë së Jugut dhe Kinës do të shërbejë si një mundësi për të eksploruar mënyra për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve për të shkëmbyer qëndrimet për Gadishullin Korean, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Koreja e Jugut ka kërkuar t’i rregullojë raportet me Kinën pas një problemi që patën në vitin 2016, ku ky shtet e kundërshtoi vendosjen e një sistemi antiraketash të SHBA-ve duke deklaruar se kjo i ka shkaktuar dëme në industrinë e turizmit, kjo ishte bërë me kërkesën e Kinës, shkruan Reuters.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...