Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Getoar Mjekun si zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Mjeku përmes një postimi në prfolin e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më emëroi sot zëvendësministër të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Unë do të punoj me përkushtim, përkrah ministres Rozeta Hajdari, për ta pru ndryshimin që kanë kërku qytetarët me votën e tyre, më 14 shkurt.
Me rangu për Atdhe, thoshte gjyshi im, është si me ngá me qiri në dorë. Se kur marrim detyra prej Republikës, duhet ta shfrytëzojmë kohën drejt dhe të ecim udhës së drejtë, pa u ndalë, pa u ngutë, pa u hutu.Jam thellësisht i lumtur për mundësinë me i shërby Dardanisë, republikës sonë të shtrenjtë!/arbresh.info/

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit