Kryetarët e Komunave të Kosovës u shprehën kundër mbylljës totale.
Kështu u tha sot në takimin virtual të Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.
Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë në Kanal10 se gjatë kësaj mbledhje kryetarët e komunave kanë refuzuar mbylljen totale.
“Zakonisht masat merren pas rekomandimeve të IKShPK-së, në mënyrë që masat të zbatohen më lehtë është mirë që të ketë kordinim të aktiviteteve të nivelit local me nivelin qendrorë, dhe se zotimi i ministrit Vitia është që para çdo marrje të vendimit për liberalizim apo shtrëngim të masave të konsultohet niveli lokal”, tha Ibrahimi.
Tutje Ibrahimi tha se kryetarët janë shprehur kundër mbylljes totale.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...