Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka quajtur shfaqje teatrale, organizimin e mbrëmshëm për ardhjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.
Halimi, ka thënë se ngarendja për të marrë primatin se kush i solli vaksinat, është shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij venid të varfër.
“Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete sociale, shpërfaq realitetin e hidhur të politikës kosovare dhe jo vetëm karshi ndjeshmërisë ndaj njeriut dhe gjendjes së tij. Ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim”, ka shkruar Halimi në rrjetin social Facebook.
Sipas saj, Kurti po bën kalkulime me jetë njerëzish për nevoja të tij, por kalkulime të tilla duhet të marrin fund.
“Betejën me kujdesin e dhembshurin ndaj kësaj situate, partitë politike e kanë humbur gjatë fushatës elektorale, prandaj sot rritja marramendëse e rasteve me COVID-19 janë rezultat edhe i tyre! Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e ç‘njerëzores”, ka theksuar Halimi./Arbresh.info/
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...