Në Klubin e Deputetëve, me fillim prej ora 13:00, sot do të mbahet takimi mes dy liderëve të partive maqedonase, atij të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Takimi siç pritet, duhet të gjejë zgjidhje për dallimet mes pushtetit dhe opozitës për proceset shtetërore në vend, për të cilat opozita ka kritika.
Rasti është me regjistrimin, i cili tashmë ka filluar me diasporën, kurse nga 1 prilli pritet të fillojë edhe në vend. Këtë proces e kundërshton opozita maqedonase, dhe kërkon prolongimin e tij deri në vjeshtën e këtij viti, kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale.
Shumica nga ana tjetër, është e vendosur duke thënë se regjistrimi nuk do të ndërpritet.
Nga ana tjetër, opozita është duke bllokuar ligje në Kuvend, duke propozuar amendamente për to. Kjo pritet të jetë njëra nga pikat kryesore që do të diskutohet në takimin e sotëm.
“Të flasim për të gjitha ato probleme që janë jetike. Nga kriza me pandeminë deri te puna e Kuvendit. Për gjithçka që është hapur në këtë moment”, tha mes tjerash Mickoski, në thirrjen e tij për takim me Zaevin.
Ndaj këtij takimi reagoi njëri nga liderët opozitar, ai i Alternativës, Afrim Gashi. Ai pyeti se prej kur për çështje me interes shtetëror, mbahen takime njëetnike?
Pas, kësaj, Zaevi për të mërkurën caktoi takim edhe me Gashin dhe partnerin e tij të koalicionit, liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Temë e diskutimit të takimit që pritet të mbahet të mërkurën, do të jetë gjetja e një kompromisi për propozim-Ligjin e shtetësisë, për të cilin insiston opozita shqiptare dhe si rezultat, ka realizuar bllokadë ndaj ligjeve në Kuvend.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...