Vitia tregon se kush do të ketë prioritet në vaksinim

20:37 | 28 Mars 2021
A Z

Në Kosovë kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur në ceremoninë pas pranimit të kontigjentit të parë të vaksinave anti-Covid.

Ai tha se, këtë javë fillon vaksinimi dhe prioritet kryesor është personeli shëndetësor, shkruan arbresh.info

“Ky kontigjent i vaksinave ka ardhur sot falë aleancës COVAX. Sot jemi në gjendje të rëndë pas një viti me pandemi, me numër të infektuarve, me spitale në limite të tyre të kapaciteteve dhe numër të lartë të vdekjeve ditore. Kohë për të humbur nuk kemi, prandaj do të fillojmë me dozat e para në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ashtu si slogani “Bashkë ia dalim”, unë po them që vetëm bashkë ia dalim. Ne po punojmë me sigurimin e vaksinave të tjera. Ballkani Perëndimor do të përfitojë nga BE-ja edhe 650 mijë doza të vaksinës Pfizer, personeli shëndetësor do të fillojë vaksinimin i pari dhe ne jemi falënderues ndaj secilit që po luftojnë me orë të tej zgjatura të punës larg familjes për të mirë të qytetarëve.”, tha Vitia./arbresh.info/