Kufizimet, një valë e tretë infektimesh dhe një proces vaksinimi i ngadaltë po i japin hapësirë pandemisë të rikthehet në Evropë. Kjo situatë po luhat dhe tregjet, që nga yield-et e obligacioneve, aksionet dhe tek sjellja konsumatore e vakët.
Evropa po humbet luftën me Covid ndërkohë që SHBA-ja do të dyfishojë numrin e të vaksinuarëve dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në normalitet. Sipas ekspertëve diçka e tillë mund të ndodhë shumë vonë në Evropë.
Çfarë po ndodh me tregjet ekonomike në Evropë?
Tregu i obligacioneve në Evropë luhatet me 200 pikë me atë në SHBA dhe sipas ekspertëve “tregu i obligacioneve në BE mori ashensorin për t’u ngjitur dhe shkallët për t’u ulur”.
Evro po dobësohet dhe nuk po jep më shpresë si në fillim të pandemisë. Parashikohet dhe shtyrje e fondit të ndihmës, ndërkohë SHBA-ja ka shpërndarë çeqet e ndihmës ekonomike në masë.
Ekonomistët e bankave tregtare në Evropë thonë se e gjithë kjo situatë erdhi nga menaxhimi i keq i qeverive dhe do të lejë një plagë të madhe në ekonominë e Evropës.
Aksionet po shkojnë në rotacione herë pas here, ndërkohë që energjia dhe tregtia me pakicë nisi të përmirësohet.
Të gjithë sytë nga turizmi me shpresën se sezoni i verës do të ndihmojë ekonominë. Javën e ardhshme Gjermania do të blejë 21 milionë euro obligacione dhe Italia 500 milionë me çeqe të vogla me qëllimin e rritjes së inflacionit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit