Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të vazhdojë të punojë me forcë për “delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës”. Këto pohime, ai i bëri teksa komentonte raportin e Parlamentit Europian mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në BE.
Kreu i shtetit serb tha se raporti ishte mbushur me “gënjeshtra dhe europutetet, sipas tij, kanë humbur kohë kot. “Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,” u shpreh Vuçiç.
Në raport, anëtarët e PE-së paralajmëronin se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, dhe respektimi i vërtetë i të drejtave themelore në këtë vend, është element thelbësor për përcaktimin e ritmit të negociatave të pranimit në Bashkimin Europian. Lidhur me pjesën e dokumentit ku PE shprehte shqetësim për “fushatën për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, ai tha se është krenar për këtë dhe se do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës “për inat të Parlamentit Europian”.
Në raport janë shprehur shqetësime edhe në lidhje me funksionimin e Parlamentit të ri të Serbisë, i cili nuk ka opozitë parlamentare. Beogradit i janë kërkuar rezultate “bindëse”, duke përfshirë hetime efektive në fusha të rëndësishme si, gjyqësori, liria e shprehjes, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mes tjerash është përmendur edhe se liria e medias po përkeqësohet dhe se përdorimi i gjuhës ofenduese, frikësimi dhe madje gjuha e urrejtjes po rritet ndaj anëtarëve të opozitës parlamentare, intelektualëve të pavarur, organizatave joqeveritare, gazetarëve, individëve me ndikim dhe anëtarëve të partive në pushtet./tch/
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...