Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka sqaruar se ndërtesa e mbrojtur si ndërtesë e trashëgimisë kulturore, nuk do të jetë as Muze i Sulltanit e as Muze i dikujt tjetër.
Ai thotë se, kjo ndërtesë quhet Hamami i Madh dhe do të mbetet me atë emër.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nuk do të jetë as Muze i Sulltanit e as Muze i dikujt tjetër. As që është diskutuar ndonjëherë.
Kjo ndërtesë e mbrojtur si ndërtesë e trashegimisë kulturore ështl ndërtuar në shekullin e XV. Në vitin 2014 kemi ndaluar deformimin e ndërtesës dhe qe disa vite kemi punuar në projektin e restaurimit të saj.
Vitin e kaluar kemi kërkuar financim nga Agjencioni Zhvillimor Turk Tika dhe kemi marr përgjigje pozitive. TIKA po financon edhe Qendren e Autizmit dhe Sibdromes Doën, dhe ka financuar edhe projekte të tjera sociale. Nuk kanë kërkuar e as që kërkojnë që Hamami të jetë Muze e as që të quhet në një mënyrë apo tjetren.
Kjo ndërtesë quhet Hamami i Madh dhe do të mbetet me atë emër.
Hapësira do të jetë Hapësirë Publike që do të shfrytëzohet për ekspozita, konferenca, dhe evenimente tjera të organizuara nga Komuna e Prishtinës dhe të tjerët që kanë nevojë për hapësirë të tillë. Pra edhe një hapësirë e bukur në pronësi të Komunës e në përdorim publik.
Që të jem fer ndaj TIKA asnjëherë në asnjë takim nuk kanë vendosur asnjë kusht. Kjo është përvoja edhe në projektet tjera. Prishtina ka përfituar shumë projekte nga USAID, Komisioni Evropian, shtete të ndryshme evropiane e edhe nga TIKA. Asnjëri donator nuk ka vendos kushte dhe nuk ka tentuar të ndërrojnë as historinë e as politikën. Të gjitha i falenderojmë për secilin kontribut.
Kërkojmë falje për çfarëdo keqkuptimi që ka ndodhur./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale