Kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave para një vizite që ka bërë në fshatin Krushë e Madhe për të përkujtuar masakrën e forcave serbe të para dy dekadave.
Kurti u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se zgjedhja e tij do të marrë fund shpejt.
Ai foli po ashtu edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, duke thënë se prioritare është çështja e të pagjeturve.
“Në raportin tonë me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë. Nuk duhet as ta lexojmë historinë, sepse këto krime kanë ndodhur në jetën tonë. Nuk do të jetë dialog ku dëgjojmë kërkesa të vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në