Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
E gjithë kjo për të nderuar viktimat e masakrave serbe mbi popullatën civile 22 vite më parë.
Në ora 11:00 Kurti do të bëjë Homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe në ora 11:30 tek Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël.
Ndërsa, në ora 12:30 Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
Ndryshe, 22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.
E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.
Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”