Sot nga ora 12:00 kandidatët, e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, do të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Arsyeja e protestimit thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektorit në lidhje me ankesën e bërë nga ta.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që ditën e Premte më datë 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë protestë përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Arsyeja e protestës është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektoratit për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik.
Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...