Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimet për emërimin e zëvendësuesit të Zv. Drejtorit të Përgjithshëm nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Këto vendime ajo i ka publikuar në Facebook.
“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”, ka shkruar ajo.
“Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë. Bashkëngjitur gjeni vendimet!”, shtoi tutje Haxhiu.


Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...