Mustafa Mohamed që ka bërë super hyrje në Superligën Turke duke shënuar pesë gola në pesë paraqitje me Galasaray, ka filluar të fitojë vëmendjen e klubeve evropiane.
Lazio është një ndër ato klube dhe është duke përgatitur një ofertë befasi për Galatasaray, derisa kërkojnë zëvendësuesin për Vedat Muriqin, që nuk ka gjetur fare formën e duhur.
Thuhet se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare që ka bërë të ditur se kosovari nuk largohet në Premierligë, ka kërkuar nga menaxherët të punojnë me Galatasarayin për shkëmbimin e mundshëm Muriqi – Mohamed.
Galatasaray edhe në të kaluarën ishte interesuar për Muriqin, por ky i fundit vendosi t’i bashkohet Fenerbahces.
Kosovari që realizoi dje gol ndaj Lituanisë, ka shënuar dy gola në 25 ndeshje në Seria A./lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...