Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka bërë të ditur se kanë refuzuar thirrjen e Odës Ekonomike të Serbisë për vaksinim të ndërmarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi që ka siguruar 10000 vaksina nga AstraZenecca,
Rukiqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se OEK-u ka refuzuar një thirrje të tillë për arsye parimore, shkruan arbresh.info.
“Sot Oda Ekonomike e Serbia, ka bërë një thirrje për vaksinimin e ndërmarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, në Beograd, pasi që i kanë siguruar 10000 vaksina nga AstraZenecca Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore”, shkruan Rukiqi.
Ai, thotë se bizneset vendore janë të gatshme të përkrahin institucionet e vendit, në mënyrë që të ndihmojnë të përfundojë kriza shëndetësore.
“Ky rast dhe progresi që kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës. Bizneset tona janë të gatshme të përkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në proces tjera që na ndihmojnë t’i japim fund krizës shëndetësore”, shkruan ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...