E konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness si piktura më e madhe në botë, “The Journey of Humanity” , u shit për 62 milionë dollarë, duke e vendosur atë në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.
Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1595.76 metra katrorë dhe u shit në një ankand në Dubai.
“The Journey of Humanity” është e ndarë në 70 korniza, të cilat u blenë nga Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai.
Shuma e fituar ishte dyfishi i pritshmërive të shtëpisë së ankandit dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.
“Piktura ishte shumë e fuqishme dhe për mua, do të kishte qenë një gabim të ndaja copëzat”, u shpreh Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash, tha për Agence France-Presse.
Ndërkohë, artisti bashkëkohor shpreson që puna e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare, pasi në pikturën e Jafrit u përfshinë edhe punime të fëmijëve nga 140 vende.

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...