Ministri i Punëve të Jashtme ka mbërritur në selinë e NATO-s ku do të nisë takimi dy ditor i Këshillit Veri Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.
Pranë hyrjes Osmani dërgoi porosi dhe shprehi pritjet nga takimi ministror.
“Moment historik për mua dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë fizikisht në tavolinën e takimit ministror në prag të përvjetorit tonë të parë nga anëtarësimin i plotë në NATO”, theksoi Osmani, duke riafirmuar anëtarësimin e NATO-s si sukses strategjik të vendit.
“Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin tonë në Aleancë, duke kontribuuar drejt stabilitetit të rajonit, duke ndarë vlerat e NATO-s, aktivisht duke kontribuar për tejkalimin e sfidave të Aleancës”, tha Osmani, pak para nisjes së takimit dy ditor në Këshillin e ministrave.
Pjesëmarrja e sotme e Osmanit në takimin ministror të NATO-s, është hera e parë që një ministër i Maqedonisë së Veriut merr pjesë fizikisht në këto takime si anëtare e plotë e NATO-s./telegrafi
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...