Harruan akuzat që kishin ndaj njëri tjetrit. Pas përshëndetjes me grusht dhe nën ritmin e gardës së nderit, Avdullah Hoti përcolli për në zyrën nga ku tash e mbas do të qëndrojë Albin Kurti si kryeministër i sapo zgjedhur.
Sapo u ulën në zyrën e të parit të qeverisë, Hoti ia dorëzojë çelësat e zyrës si dhe dokumentet e tjera Kurtit, shkruan arbresh.info.
Më këtë ai edhe i uroj punë të mbarë.



Pas kësaj ceremonie, si kryeministër Kurti do t’i takojë ministrat e tij në ora 11 e 30.
Pas marrjes së detyrës zyrtarisht, Kurti gjatë ditës së sotme do të bëjë homazhe në Prekazin heroik.
Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës me 67 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim./arbresh.info/
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës