Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rënë dakord të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje dhënë bombarduesit të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.
Tre njerëz u vranë dhe më shumë se 260 u plagosën kur dy bomba të vendosura nga Tsarnaev gjersa vëllai i tij shpërthyen në vijën e finishit në vitin 2013.
Tsarnaev u dënua me vdekje, por dënimi u përmbys në korrik nga një gjykatë federale e apelit.
Departamenti i Drejtësisë nën presidencën, Donald Trump apeloi kundër vendimit, raporton bbc.
Tsarnaev dhe vëllai i tij i madh Tamerlan, të dy shtetas Kirgize-Amerikanë me prejardhje Çeçene, vendosën bomba afër vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në 15 Prill 2013.
Tamerlan u vra në një shkëmbim zjarri me policinë tre ditë më vonë. Dzhokhar Tsarnaev u arratis dhe u kap një ditë më vonë, pasi u gjet i fshehur në një varkë në oborrin e pasmë të një shtëpie në Watertown, një periferi të Bostonit.
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...